LAJMI I FUNDIT:

Tërmet  i fortë godet edhe Zelandën e Re

Tërmet  i fortë godet edhe Zelandën e Re

Pas tërmetit në Meksikë, ku si pasojë kanë vdekur rreth 150 persona, edhe Zelanda e Re është goditur nga një tërmet i fortë.

Shërbimi gjeologjik amerikan ka bërë të ditur se tërmeti nënujor ishte me magnitudë 6.1.


Raportohet se tërmeti është ndier fuqishëm, por nuk raportohet për pasoja.

Nuk janë dhënë paralajmërime për cunami pas tërmetit në Zelandë të Re.