LAJMI I FUNDIT:

Teprica e hekurit në gjak nuk është e parrezikshme

Teprica e hekurit në gjak nuk është e parrezikshme

Teprica e hekurit në gjak mund të jetë shkaktare e shfaqjes së zmadhimit dhe forcimit të mëlçisë, cirrozës së mëlçisë, shpretkës së zmadhuar, lëkurës me ngjyrë të errët, zhvillimit të sëmundjeve të sheqerit për shkak të dëmtimit të pankreasit, sëmundjeve të zemrës, dhembjeve në nyja, mungesës së testosteronit

Problemi është që teprica e këtij minerali depozitohet në qelizat parenkimike të indeve të ndryshme dhe organeve: lëkurës, mëlçisë, shpretkës, pankreasit, zemrës, nyjave, hipofizës dhe i dëmton ato, transmeton Telegrafi.


Shenjat dalluese të hekurit të tepërt mund t’ju ndihmojnë, por analiza e gjakut është ajo që ju jep përgjigjen e saktë. Gjithsesi, duhet të tregoni kujdes nëse vëreni dhimbje barku, nivele të larta të sheqerit në gjak, hipotiroidizëm, errësim të ngjyrës së lëkurës, lodhje e tepërt, rënie peshe, çrregullim të ciklit te femrat.

Absorbimi i shtuar i hekurit nga zorrët krijon tepricën e tij për shkak të punës së keqe të disa proceseve të enzimave në mukozën e zorrës. Ky çrregullim quhet hemokromatozë dhe mund të jetë e trashëguar apo e krijuar.

Pjesa dërrmuese e pacientëve në fazat e hershme të hemokromatozës nuk kanë simptoma klinike dhe nuk kanë dijeni për sëmundjen e tyre.

Në përgjithësi sëmundja mund të dyshohet kur vihen re nivele të larta të hekurit në gjak gjatë një testi rutinë në gjak.

Tek meshkujt simptomat mund të shfaqen rreth moshës 30-50 vjeçare. Depozitimet e hekurit në lëkurë shkaktojnë errësim të lëkurës. Ndërsa gratë i zhvillojnë simptomat klinike të dukshme rreth 10 vjet më vonë kur nuk kanë më menstruacione.

Deri te sasia e tepërt e hekurit në gjak vjen duke marrë sasi të madhe të hekurit përmes ushqimit, por edhe përmes transfuzionit të gjakut. Kjo gjendje mund të vërehet përmes analizave të gjakut, por edhe biopsisë së mëlçisë.

Çfarë dëmesh shkakton teprica e hekurit në organizëm?

Depozitimet e hekurit në gjëndrën e hipofizës dhe në testikuj shkaktojnë tkurrje të tyre dhe si rezultat sjellin impotencë. Depozitimet në pankreas shkaktojnë rënie të prodhimit të insulinës gjë që rezulton në shfaqjen e diabetit.

Në rastin e depozitimeve të hekurit në muskujt e zemrës shkaktohet kardiomiopati që çon në shfaqjen e aritmive dhe të pamjaftueshmërisë së punës së zemrës (insuficienca kardiale). Ndërsa në rastin e grumbullimit në mëlçi mund të kemi shfaqjen e cirrozës së mëlçisë, por edhe një rritje të zhvillimit të kancerit të mëlçisë.

Shkaktarët potencialë të nivelit të lartë të hekurit që kanë të bëjnë me ushqimin përfshijnë:

– pirjen e alkoolit me ushqim (p.sh., nëse me fetë mishi të kuq pini verë, me siguri do të absorboni më shumë hekur seç është i nevojshëm)

– zierja e ushqimit në enë nga hekuri

– zierja e ushqimit të thartë shkakton nivel të lartë absorbimi të hekurit

– konsumimin e ushqimit të procesuar siç janë cerealitë (frutat e dheut), mielli dhe buka të pasuruara me hekur, hekuri në këto produkte është joorganik dhe shumë më i rrezikshëm se hekuri që absorbohet nga mishi

– marrja e multivitaminave dhe supelmenteve multiminerale, që të dyja përmbajnë hekur.

Trajtimi i hekurit të lartë me ushqim

– Zvogëlimi i konsumimit të hem-hekurit. Format heme të hekurit shumë mirë absorbohen në pjesën e sipërme të traktit të tretjes, andaj është e nevojshme të zvogëlohen.

Mishi i kuq nuk bën të hahet më shumë se 2 – 3 herë në javë, duhet zvogëluar sasinë e mishit në racionet kryesore, siç janë dreka dhe darka dhe duhet kujdesur me konsumimin e mishit dhe produkteve në kafjall dhe në mes të racioneve në formë sallami dhe të produkteve të ndryshme. Të shmanget konsumimi i të brendshmeve të produkteve të mishit të tipit të pashtetës.

Do të ishte ideale kalimi në ushqim vegjetarian apo vegan.

Uria e herëpashershme, disa ditë në muaj bashkë me konsumimin e ujit dhe të lëngjeve të shtrydhura të freskëta, shmangia e ushqimit të ngurtë, gjithashtu mund të rekomandohet.

– Zvogëlimi i konsumimit të ushqimit të pasur me vitaminën C bashkë me ushqimin e pasur me hekur.

Ushqimin e pasur me vitaminë C siç janë pemët duhet marrë të ndarë nga ushqimet kryesore të cilat përmbajnë mish. Lëngjet e pemëve siç është lëngu i portokallit përmirëson absorbimin e hekurit.

Nuk është e dëshirueshme dhe është e pamundshme të eliminohet tërësisht vitamina C, sepse ajo ka edhe efekte të volitshme shëndetësore dhe zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës, kanceri, katarakti i syrit dhe çrregullimet e tjera, është me rëndësi të ndahet ushqimi me vitaminë C nga ushqimi i pasur me hekur.

– Zvogëloni artikujt për të cilat është konstatuar që përmirësojnë absorbimin e hekurit. Ato janë vaji i ullirit, rrënja e ëmbël, nga erëzat anis, qimjon dhe menta si dhe çaji i mentës

– Dukshëm shtoni konsumimin e ushqimit bimor. Ushqimi bimor gjithashtu mund të përmbajë sasi të ndjeshme hekur, mirëpo ajo shumë dobët absorbohet, vetëm rreth 5% e hekurit nga ushqimi bimor (hekuri jo-hem), në krahasim me 30-50% nga mishi (hekur hem).

Për plotësimin e nevojave me proteina konsumoni leguminoza, pemë arrore dhe drithëra. Bioflavonoidet (nga pemët me kokrra – boronica, belushi; kafja, kuercetina nga lëvorja e agrumeve) dhe thartira fitine (drithërat, susami) lidhin hekurin dhe zvogëlojnë qasjen e tij.

Artikujt e pasur me bioflavonoide dhe thartirë fitine mund të konsumohen midis racioneve në atë mënyrë që këta përbërës aktivë qarkullojnë në gjak dhe për vete lidhin praninë eventuale të hekurit të lirë.

– Përfshirja në ushqim e bimëve dhe e erëzave të pasura me fenolë. Ato janë çaji i gjelbër nga çajet dhe rozmarina nga erëzat të cilat zvogëlojnë absorbimin e hekurit. Pirja e çajit të gjelbër me racione dukshëm zvogëlon absorbimin e hekurit.

Në ushqim mund të përfshihen edhe artikuj të tjerë të cilët zvogëlojnë absorbimin e hekurit siç janë qumështi, vezët dhe soja, kafja gjithashtu.

– Shafrani është grepëzues i hekurit. Studimet e bëra në minj tregojnë që ekstrakti i shafranit zvogëlon nivelin e feritinës në mëlçi.

– Astaksantina. Si shtesë në ushqim zvogëlon dëmtimin oksidues të shkaktuar nga hekuri, transmeton Telegrafi.

– Të eliminohet pirja e alkoolit. Aq më parë është e rëndësishme për meshkujt. Të gjitha llojet e alkoolit duhet të eliminohen, nga vera, birra deri te pijet e forta alkoolike.

– Të eliminohen shtesat në ushqimin multimineral me hekur, dhe multivitaminat me vitaminën C.

– Eliminimi i ushqimit të procesuar. Patjetër lexoni regjistrin e përbërësve në paketim, eliminoni artikujt të cilët janë të pasur me hekur.

– Shmangia e butakëve të papërpunuar – te sëmundjet e hemokromatozës është shënuar.

Metodat e tjera të cilat nuk kanë të bëjnë me ushqimin:

– Dhurimi i shpeshtë i gjakut. Dhurimi i gjakut ndihmon në mbrojtjen e nivelit të qarkullimit të hekurit në gjak. Studimet tregojnë që dhuruesit e gjakut kanë nivel më të ulët të sëmundjeve dhe kanë shëndet diç më të mirë se popullata tjetër.

– Terapia me kelatore. Administrimi i desferioksaminës me infuzion të vazhdueshëm, teprica nuk nxirret jashtë me jashtëqitje, apo deferiprona, teprica nxirret me urinë.

– Marrja e aspirinës. Marrja ditore e aspirinës (nëse e ka përshkruar mjeku) për pengimin e sulmit në zemër apo sulmit në tru shkakton humbje të gjakut nëpërmjet sistemit të tretjes në sasi të një luge të vogël në ditë, gjë që, gjithashtu, shkakton humbjen e hekurit.

Si duket aspirina rrit prodhimin e fertinave, proteinave, të cilat për vete lidhin hekurin e lirë dhe gjithashtu pengojnë veprimin oksidues të tyre.

– Ushtrimet. Sasia e vogël e hekurit humbet me djersitje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori