Tentuan të ikin me motoçikletë dhe hodhën një pistoletë me gaz, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit kanë tentuar të ikin me motoçikletë dhe njëri nga ta ka hedhur një pistoletë me gaz.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, të hënën në ora 23:37.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që fillimisht kanë tentuar të ikin me motoçikletë, gjatë ikjes njëri kishte hedhur një pistoletë me gaz”, thuhet në raportin policor.
Policia tutje njofton se lidhur me këtë rast është sekuestruar një pistoletë me dy fishekë dhe një thikë, ndërkaq rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

































