LAJMI I FUNDIT:

Tentonte të fshihej në fushat e misrit, tanku rus shkatërrohet nga bombat e dronit ukrainas – pamjet e filmuara nga ajri tregojnë sulmin

Tentonte të fshihej në fushat e misrit, tanku rus shkatërrohet nga bombat e dronit ukrainas – pamjet e filmuara nga ajri tregojnë sulmin

Ky është momenti kur droni i ushtrisë ukrainase shkatërron tankun rus në jug të vendit, derisa ushtria e Vladimir Putinit vazhdon të pësojë humbje të mëdha si në njerëz ashtu në makineri luftarake.

Videoja është realizuar të premten në rajonin e Khersonit, ku shihet se nga droni hidhen të paktën gjashtë bomba mbi një tank, që po mundohej të fshihej në fusha të misrit, transmeton Telegrafi.


Brigada e 123-të e ushtrisë ukrainase ka njoftuar se tanku është shkatërruar nga bombat – duke u tallur madje me rusët me mbishkrimin “minus një”.

Aeroplanët luftarakë rusë ngritën në ajër nga një bazë në Krime, njëri prej tyre rrëzohet pas disa sekondave
Lexo po ashtu Aeroplanët luftarakë rusë ngritën në ajër nga një bazë në Krime, njëri prej tyre rrëzohet pas disa sekondave

E këto pamje po vijnë në kohën kur ushtria ukrainase ka filluar kundërofensivën në këtë rajon.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e ushtrisë ukrainase, Nataliya Humenyuk, që tha se në shumë pjesë ushtarët rusë po tentojnë të negociojnë dorëzimin e tyre.

Pamje të ngjashme janë publikuar shumë dy javët e fundit, ku forcat ukrainase po kryejnë me sukses operacione ushtarake ndaj ushtarëve të Vladimir Putinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori