LAJMI I FUNDIT:

Tentoi t’i fshehë 60 mijë euro, kapet nga Policia e Kosovës në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok

Tentoi t’i fshehë 60 mijë euro, kapet nga Policia e Kosovës në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok

Të mërkurën, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Reagim të Shpejtë-Departamenti i Policisë Kufitare (NJRSH-DPK), ka gjatë një pike kontrolli në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok, më saktësisht afër stacionit të Policisë për mbikëqyrjen e kufirit Zubin Potok, ka ndaluar një veturë të tipit BMW, me targa vendore e cila dyshohet se ka hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Siç njoftohet, me rastin e kontrollit të personit-vozitësit të automjetit BMW të ndaluar, Policia ka identifikuar dhe gjetur nën pantallona në pjesë të ndjeshme të trupit të tij dhe në gjep një sasi të konsiderueshme të parave.


“Pasi që personi i dyshuar nuk ka arrit të ofrojë mbulues me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete, i njëjti është dërguar në stacionin policor në Zubin Potok për procedura tjera”.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe njësite kompetente për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit nga niveli rajonal dhe qendror për tu marr me rastin dhe pas numërimit të parave rezulton që shuma e parave të jetë: 60 000 (gjashtëdhjetë mijë euro).

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe për procedura të mëtejme ligjore është iniciuar rasti “shpëlarja e parave”, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori