LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të kalonte 59 emigrantë në Kosovë, arrestohet 18-vjeçari në Kukës

Tentoi të kalonte 59 emigrantë në Kosovë, arrestohet 18-vjeçari në Kukës
Policia Shqiptare

Policia e Kukësit ka bërë të ditur se në sajë të operacionit “Tentativa” ka vënë në pranga një 18-vjeçar, i cili akuzohet se në muajin tetor tentoi të kalonte në mënyrë ilegale me furgon në Kosovë 59 emigrantë të paligjshëm.

Policia njofton se gjatë operacionit të zhvilluar disa javë më parë, u arrestua në flagrancë babai i 18-vjeçarit, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2,000 euro, që të mos kryenin veprimet procedurale.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Tentativa”, të zhvilluar disa javë më parë, nga strukturat e DVP Kukës dhe të DVKM Kukës, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, u bë ndalimi i shtetasit G. M., 18 vjeç, banues në Kukës”, thuhet në njoftimin e policisë.


“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi transportonte me një automjet tip furgon, kundrejt fitimit, 59 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin tetor, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 53 vjeç (babai i 18-vjeçarit), i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprimet procedurale për këtë rast”, bën të ditur policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori