LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të dhunonte një femër, arrestohet i dyshuari nga Çagllavica

Tentoi të dhunonte një femër, arrestohet i dyshuari nga Çagllavica

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Çagllavicë.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim në Tentativë”.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/