Tentoi t'i fliste pas ofendimit që i kishte bërë, Vlora Çitaku injoron Fatos Gecin

Deputeti i Partisë Guxo, Fatos Geci, ka tentuar të komunikojë me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, gjatë seancës së sotme parlamentare.
Megjithatë, Çitaku nuk i është përgjigjur deputetit, pas deklaratave fyese që ai kishte bërë ndaj saj një ditë më parë.
Gjatë një seance të mëhershme, Geci kishte përdorur gjuhë denigruese dhe seksiste në drejtim të nënkryetares së Kuvendit.
“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, i kishte thënë ai Çitakut.
Rasti ka rikthyer vëmendjen mbi gjuhën e përdorur në institucionet publike dhe raportet ndërmjet përfaqësuesve politikë.
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































