LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Suharekë, një i arrestuar

Tentim vrasje në Suharekë, një i arrestuar

Pas një mosmarrëveshje mes dy personave në Suharekë, njeri prej tyre ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë në drejtim të personit tjetër. Polica nuk raporton për të plagosur nga ky rast, derisa ka arrestuar të dyshuarin.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 23:30, me ç’rast bëhet e ditur se janë konfiskuar një armë zjarri CZ me një karikator me 8 fishekë.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë, me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën CZ me një karikator me tetë fishekë të cal. 9 mm. Nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar Policia në raporton 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftim.