LAJMI I FUNDIT:

Tensionet SHBA–Rusi dominojnë Konferencën e Mynihut

Tensionet SHBA–Rusi dominojnë Konferencën e Mynihut

Moska ka hedhur poshtë akuzat e ngritura në Shtetet e Bashkuara të Bashkuara të Amerikës ndaj disa shtetasve rusë dhe kompanive ruse për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, duke i quajtur ‘broçkulla’. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ngriti dyshime mbi provat e publikuara. Siç njofton nga Mynihu, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, akuzat kanë krijuar një sfond të tensionuar në këtë Konferencë të përqëndruar tek kërcënimet ndaj sigurisë botërore.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, nuk përmendi drejpërsëdrejti në fjalimin e tij akuzat e ngritura në SHBA. Por, atij iu drejtua një pyetje nga audienca.


“1.25 milionë dollarë në muaj të taksapaguesve rusë shpenzohen për të influencuar zgjedhjet amerikane. A keni parë përfitime të mira nga ky investim?”, pyeti Edward Lucas, i revistës ‘The Economist’.

Përgjigja e tij ishte e shkurtër.

“Nuk kam asnjë reagim pasi mund të shkruhen çfarëdolloj gjërash. Shohim akuza, deklarata dhe aludime që shumëfishohen. Derisa të shikojmë faktet, gjithçka tjetër janë vetëm broçkulla. Kërkoj ndjesë për termin jo shumë diplomatik”, tha Lavrov.

Lavrov pretendon se ekziston një fushatë ‘rusofobie’ nga Perëndimi.

Ndërkohë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, H. R. McMaster, tha se Shtetet e Bashkuara kanë mësuar si t’i kundërpërgjigjen sulmit.

“Shtetet e Bashkuara do të ekspozojnë dhe do të kundërveprojnë ndaj atyre që përdorin hapësirat kibernetike, mediat sociale dhe mjete të tjera për të zhvilluar fushata dizinformimi, përçarjeje dhe spiunazhi”, tha ai.

McMaster foli edhe për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.

“E dimë se Siria dhe Korea e Veriut nuk janë të vetmet shtete mashtruese që zhvillojnë, përdorin dhe tregtojnë armë të rrezikshme. Tani është momenti për të trajtuar mangësitë serioze në marrëveshjen për Iranin dhe për t’iu kundërpërgjigjur aktivitetit destabilizues të Iranit, zhvillimit dhe tregtimit të raketave, si dhe mbështetjes që u jep terroristëve dhe grupeve paraushtarake”, tha McMaster.

Objektivi i kësaj konference vjetore është të mbledhë vende aleate dhe kundërshtare për të dialoguar, duke i paraprirë konfliktit. Por, duke filluar që nga Korea e Veriut, Lindja e Mesme dhe deri tek ringjallja e rivalitetit të Luftës së Ftohtë, po shtojnë ndjesinë se bota po bëhet një vend më i rrezikshëm. /VOA

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori