LAJMI I FUNDIT:

Tension mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Tension mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Hedhja e kapsollave, tymueseve dhe flakadanëve në drejtim të policisë dhe oborrit të Kuvendit të Shqipërisë ka detyruar policinë që të përdorë ujin.

Flakadanët kanë shkaktuar një zjarr të vogël në murin anësor të Parlamentit dhe pjesës që ndan këtë institucion me selinë e Partisë Demokratike.


Protestuesit janë përpjekur të çajnë kordonin policor para parlamentit.

Policia rrethon Kuvendin e Shqipërisë
Lexo po ashtu Policia rrethon Kuvendin e Shqipërisë

Ndërkohë, policia vazhdimisht po bën thirrje me megafon organizatorët që të mbajnë nën kontroll protestuesit. /TCH/Telegrafi/