LAJMI I FUNDIT:

Tender për rrjetin e gazsjellësit në Strumicë

Tender për rrjetin e gazsjellësit në Strumicë

”Strumica Gas” ka shpallur tender për përzgjedhjet e firmës që do të punojë në vendosjen e 6.5 kilometër rrjet gazsjellësi në këtë qytet dhe në rrethinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky tender ka vlerë prej 10 milionë denarësh, pa TVSH, ndërkaq duhet të përfundojë për një vit. Ky investim duhet që të ofrojë gaz natyror për të gjithë qytetarët e zonës së Strumicës, por edhe të fshatrave Dobrejcë, Dabilë dhe Kuklish.


Kompanitë e interesuara mund ta dorëzojnë ofertën e tyre deri më 6 dhjetor./Telegrafi/