LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat shënojnë rritje – diell dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Temperaturat shënojnë rritje – diell dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbaj mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25- 29 gradë Celsius.


Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

IHMK ka njoftuar se muaji qershor u përmbyll me sasi rekorde të reshjeve në raport me mesataret e viteve tjera.

Pothuajse në të gjitha stacionet janë regjistruar mbi 100mm reshje, përpos lindjes dhe juglindjes ku kemi më pak se 100mm reshje./Telegrafi/