LAJMI I FUNDIT:

Temaj bëri hapjen madhështore të showroom-it të dytë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Temaj bëri hapjen madhështore të showroom-it të dytë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Dhjetë vite më parë, Temaj u hap në Prizren si biznes familjar duke sjellë kështu cilësi më të lartë të pllakave me anë të të cilave zbukurohet çdo ambient i juaji.

Besimi i krijuar ndër vite dhe suksesi i padiskutueshëm i Temaj, bëri që të hapet sot edhe pika e dytë, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në Çagllavicë.

Showroomi i dytë do të jetë afër për të gjitha regjionet e tjera të Kosovës duke ua mundësuar të interesuarve të bëjnë zgjedhje dhe të ndahen të kënaqur.

Ju tani do të keni mundësi të shihni edhe modelet e reja që nuk i keni parë asnjëherë në vend, pllaka të veçanta, cilësore dhe mbi të gjitha tejet unike.

Qëndrueshmëria e tyre e diversiteti që mund të gjeni në këtë showroom, do të bëj të rimendoni vendosjen e pllakave në ambientet ku nuk keni menduar kurrë t’i vendosni më parë.

Me modelet më mbresëlënëse, që ngërthejnë në veten klasiken dhe modernen, Temaj vazhdon t’i përshtatet secilës shije.

Të gjitha llojet më të bukura të pllakave i gjeni në Temaj.