LAJMI I FUNDIT:

Teleskopi GUSTO i NASA-s do të hartojë një pjesë të “Rrugës së Qumështit”

Teleskopi GUSTO i NASA-s do të hartojë një pjesë të “Rrugës së Qumështit”

Agjencia amerikane e hapësirës NASA po përgatitet të nisë një eksperiment të quajtur GUSTO, i cili do të thotë Observatori Galaktik/Ekstragalaktik ULDB Spektroskopik Terahertz, i cili synon të krijojë një hartë 3D të një pjese të galaktikës “Rruga e Qumështit”.

Eksperimenti GUSTO përfshin një teleskop që do të notojë në një lartësi prej 36.6 kilometra mbi Antarktidë duke përdorur një balonë për një periudhë prej të paktën 55 ditësh dhe do të “thithë” valët e radios me frekuencë të lartë që depërtojnë në mediumin ndëryjor kozmik, një term që i referohet gaze, pluhur, rrezatim dhe materiale të tjera që përbëjnë hapësirën midis yjeve.


GUSTO do të kërkojë sinjale të karbonit, oksigjenit dhe azotit në mjedisin ndëryjor, dhe kështu të dhëna se si formohen yjet dhe planetët, konkretisht, çfarë i bën grimcat hapësinore të grumbullohen së bashku për të formuar retë molekulare që paraprijnë formimin e yjeve.

Balona do të ngrihet nga Stacioni Antarktik McMurdo më 21 dhjetor.

Misioni do të zbulojë strukturën 3D të Resë së Madhe të Magelanit, një galaktikë xhuxh pranë “Rrugës së Qumështit” që është e dukshme me sy të lirë nga pjesë të hemisferës jugore të Tokës.

Teleskopi do të fluturojë në anticiklonin atmosferik të Polit të Jugut, i cili do ta drejtojë atë në rrathë rreth polit gjatë misionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori