LAJMI I FUNDIT:

Telegrami që mund ta ketë bërë Hitlerin të bënte vetëvrasje

Telegrami që mund ta ketë bërë Hitlerin të bënte vetëvrasje

Herman Gëringu ishte një prej këshilltarëve më të besuar të Adolf Hitlerit, dhe në qershor 1941, Fyhreri nxori një dekret ku thuhej që, nëse ai vetë humbiste aftësinë për të udhëhequr, ose nëse vritej, kontrollin do e merrte Gëringu.

Por teksa lufta zgjatej, Hitleri u bë gjithnjë e më dyshues ndaj Gëringut, i nxitur edhe prej armikut të tij, Martin Borman.


Ndërkohë që Hitleri rrethohej prej këshilltarësh në bunkerin e tij, dhe trupat sovjetike shtrëngonin rrethimin, Gëringu ishte mbyllur në qytetin e Bershtesgadenit në Alpet Bavareze, 800 kilometra më në jug.

Në orën 12:56 të 23 prillit 1945, Gëringu i dërgoi një telegram të fshehtë Hitlerit.

Fyhreri im: Gjenerali Koller më bëri sot një përshkrim mbi bazën e komunikimit të tij me Kolonel Gjeneralin Jodl dhe Gjeneralin Kristian, sipas të cilëve ju keni transferuar tek unë disa vendime dhe theksonit që unë, në rast se negociatat do të ishin të nevojshme, do të isha në një pozicion më të lehtë se sa ju në Berlin.

Këto pikëpamje ishin kaq befasuese dhe serioze për mua, saqë u ndjeva i detyruar të supozoj që, nëse deri në orën 22.00 nuk vjen përgjigje, se ju e keni humbur lirinë e veprimit.

Në këtë rast unë do i shoh si të plotësuar kushtet e dekretit tuaj dhe do të veproj për të mirën e Kombit dhe Atdheut.

Ju e dini se çfarë ndjej unë për ju në këto orë shumë të vështira të jetës sime dhe nuk e shpreh dot me fjalë.

Zoti ju mbroftë, pavarësisht gjithçkaje, dhe ardhshi këtu sa më shpejt të jetë e mundur.

Besnikërisht i juaji,

Herman Gëring

Sipas autobiografisë së Albert Speer, përcjell bota.al, Martin Borman shfrytëzoi këtë dhe një mesazh pasues, duke thënë se Gëringu ishte tradhtar dhe po planifikonte një grusht shteti.

Hitleri ishte apatik në fillim, por më pas u tërbua dhe e zhveshi Gëringun nga të gjithë gradat, e dëboi nga Partia Naziste dhe e quajti dembel dhe të korruptuar.

Pas kësaj, sipas rrëfimit të Speer, Fyhreri u zhyt në depresion të thellë.

Një javë më vonë, ai dhe Eva Braun vranë veten, dhe të shumtë janë ata që besojnë se telegrami i Gëringut ishte një faktor madhor në këtë vendim.

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori