LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i ri palosës nga Google, do të mund të arrinte në treg gjatë vitit të ardhshëm

Telefoni i ri palosës nga Google, do të mund të arrinte në treg gjatë vitit të ardhshëm

Pas disa viteve që punuan në një sërë prototipesh, kompania Google planifikon që gjatë vitit të ardhshëm të prezantojë telefonin e mençur Pixel që paloset.

Sipas kodit të fshehtë në aplikacionin në Google Camera, telefoni po zhvillohet nën emrin e koduar Pipit, transmeton Telegrafi.


Deri më tani nuk ka detaje konkrete për dizajnin dhe funksionet e tij, por aplikacioni zbulon diçka për kamerat.

Pajisja do të ketë kamerën kryesore prej 12,2 megapiskelë, që Google e ka përdorur për pajisjet që kanë ardhur mes modeleve Pixel 3 dhe Pixel 5, derisa seria e re e Pixel 6 kamerën kryesore e ka prej 50 megapikselë.

Pipit do të përdor të njëjtën kamerë këndgjerë prej 12 MP (IMX386) sikurse Pixeli aktual, derisa në pjesën e pasme do të gjenden dy tjera me 8 megapiskelë (IMX355).

Google së fundmi ka paralajmëruar versionin Android të dedikuar për tabletët dhe pajisjet tjera palosëse, e versioni i parë publik i Android 12 L pritet të instalohet gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/