LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i palosshëm i Samsung mund të lansohet në mars të vitit të ardhshëm

Telefoni i palosshëm i Samsung mund të lansohet në mars të vitit të ardhshëm

Javën e kaluar, Samsung zbuloi telefonin e tyre të palosshëm në konferencën e zhvilluesve. Megjithatë, përveç zbulimit të ekranit të palosshëm, shumë detaje të tjera munguan, të tilla si data e lansimit, çmimi, specifikat ose dizajni, por një raport nga Koreja mund të ketë zbuluar tani disa nga këto detaje.

Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Yonhap, u sugjerua që telefoni do të lansohet në mars të vitit 2019. Kjo është në linjë me atë çfarë ka deklaruar CEO i kompanisë, DJ Koh, i cili specifikoi se telefoni mund të lansohet në gjysmën e parë të vitit 2019.


Raporti gjithashtu vërteton një raport të mëparshëm që përmendi një lansim në Q2 2019.

Telefoni pritet gjithashtu të jetë pjesë e një linje të re të telefonave të quajtur Galaxy F dhe nëse vlerësimet duhet të besohen, do të kushtojë rreth 1.800 dollarë.

Edhepse është e kushtueshme, supozohet se nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh se Samsung thuhet se do të prodhojë vetëm rreth 1 milion njësi. /Telegrafi/