LAJMI I FUNDIT:

Telefoni nga TCL me sistem ndryshe të palosjes (Foto)

Telefoni nga TCL me sistem ndryshe të palosjes (Foto)

Huawei Mate X është telefoni i palosshëm, më i mirë që është parë deri më tani në Mobile World Congress që po zhvillohet në Barcelonë.

Derisa shumica e kompanive po prezantojnë telefonat e palosshëm në përpjekje që të garojnë me Mate X dhe Samsung Galaxy Fold, TCL e njohur më shumë për shitjen e televizioneve, ka krijuar një koncept, që ka sistem të palosjes, shumë më ndryshe se të tjerat, transmeton Telegrafi.

Kompania duket se i ka kushtuar më shumë rrëndësi sistemit praktik, megjithëse telefoni duket sikur ndonjë kuletë.

Në mënyrë që një telefon i palosshëm të ketë suksesin e duhur, duhet pasur parasysh disa elemente, në mesin e të cilave, është që hapësira mes dy pjesëve, të jetë sa më e padukshme.

Kujdes i shtuar duhet kushtuar përputhjes mes dy ekraneve, që kur telefoni të hapet, të jetë vetëm një kuadër, pa vijë ndarëse sikur e shohim te telefoni i TCL.

Ende nuk dihet nëse do të hyjë ndonjëherë ky telefon në prodhim, por nuk duket se dikush do ta blinte atë, sepse vërehet qartë, që është kopja e parë që ka dalë prej prodhimi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori