LAJMI I FUNDIT:

Tekstili më i vjetër prej mëndafshi i zbuluar në Shqipëri

Tekstili më i vjetër prej mëndafshi i zbuluar në Shqipëri

Tekstili më i vjetër prej mëndafshi, i zbuluar në Shqipëri, është më se 2600 vjeçar. Kështu deklaron studiuesi dhe restauruesi Frederik Stamati, i cili vjen me një tjetër dëshmi të trashëgimisë sonë kulturore.

Ky tekstil mëndafshi është zbuluar në Apoloni, brenda një urne prej bronzi.


“Urnën nuk po e paraqesim; gjithsesi ajo është e ekspozuar në Muzeun arkeologjik të Apolonisë. Natyrisht që nuk ka qenë një thërrime, si edhe ka mbetur, por një veshje që hidhej krahëve. Është shumë e hollë, në çdo 10 centimetra ka më shumë se 1000 fije mëndafshi. Ka pamjen e ngjashme me atë të thurjes së kanistrës”, tregon Stamati.

Sipas tij, brenda në urne ishte kthyer në një pluhur të zi, ku kishte shpëtuar vetëm kjo pjesë e ekspozuar në fotografi. Stamati shprehet se në urnë kanë qenë futur veç të tjerave dy tekstile, të përdorura si veshje të asaj kohe. /ata/