LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia e veshjes: Studiuesit kinezë nisin prodhimin e tekstileve inteligjente

Teknologjia e veshjes: Studiuesit kinezë nisin prodhimin e tekstileve inteligjente

Pavarësisht nëse është një bluzë që shfaq mesazhe ose tapet që e kupton se ku jeni duke qëndruar, e ardhmja e tekstileve inteligjente po avancon.

Tani studiuesit thonë se kanë krijuar fibra inteligjente që i bëjnë pikërisht ato gjëra dhe nuk kërkojnë asnjë paketë baterie.


Studiuesit në Kinë kanë njoftuar se kanë krijuar elektronikë të bazuar në fibra që shfrytëzon energjinë elektromagnetike në atmosferë.

Kjo bën që teknologjia elektronike fibër “të lidhet me trupin” e të mos ketë nevojë për çipa elektronik e as bateri për të funksionuar, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Kur energjia elektromagnetike udhëton nëpër fibra, ajo shndërrohet në forma tjera energjie, duke përfshirë dritën e dukshme dhe valët e radios. Pra, përveç emetimit të dritës, fibra lëshon edhe sinjale elektrike kur takohet me një trup njerëzor”, tha Chengyi Hou, bashkëautori i hulumtimit të Universitetit Donghua, Shangai.

“Ne kemi arritur tashmë prodhimin masiv të këtij lloji të ri të elektronikës me fibra, kështu që hapi tjetër është ta aplikojmë atë në tekstile që përdorim çdo ditë si peshqirë dhe tapeta”, shtoi Hou.

Midis prototipeve të zhvilluara nga ekipi, është edhe një ekran prej pëlhure që mund të vishet i shoqëruar me një tastierë. Ekipi thotë se ky ekran mund të përdoret nga njerëz që kanë dëmtim të dëgjimit për t’i ndihmuar ata të komunikojnë me të tjerët.

Gjithashtu, ata kanë krijuar një tapet që shkëlqen i cili jo vetëm që ofron ndriçim gjatë natës, por transmeton edhe valë që mund të përdoren për të kontrolluar pajisje në shtëpi si drita.

Bëhet e ditur se fibrat përbëhen nga tre shtresa, të qëndrueshme dhe rezistente ndaj djersës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kalo në kategori