Gjithë pjesa e përparme e enterierit, do të ketë ekrane të mëdha

Honda e ka prezantuar Urban EV në Geneva Motor Show, derisa pritet që gati e njëjtë të lansohet në fund të këtij vitit, transmeton Telegrafi.

Dukja klasike e kësaj makine, është shfaqur që kur u pa për herë të parë më 2017 në Frankfurt Auto Show, ndërsa tani ka befasuar teknologjia e lartë, që është vendosur në brendi të kësaj makine.

Me këtë formë, Honda ka bërë një arritje të re në teknologjinë e makinave elektrike, nëpërmjet mundësive të mëdha të opsioneve dhe sistemit të komunikimit.

Tërë hapësirën e përparme e kanë zënë pesë ekrane, duke i mundësuar shoferit dhe shoqëruesit të ndihmohen me lehtësi në të gjitha funksionet.

Në pjesët anësore, shfaqen pamjet që marrin kamerat anësore, të cilat i kanë zëvendësuar pasqyrat e jashtme, derisa para shoferit është një ekran me 8.8 inç që i shfaq shoferit të gjitha të dhënat rreth makinës.

Shumë shërbime të zgjuara dhe aplikacione, mund të bëhen në dy ekranet LCD që kanë nga 12.3 inç, që e ndodhen në mes të pjesës së përparme.

Shfrytëzuesit që ndodhen në Honda Urban EV, mund të kontrollojë sistemet e këtyre ekraneve edhe nga telefoni, derisa mund ta ndajnë në dysh, si për të dëgjuar muzikë, apo të shikojnë navigacionin. /Telegrafi/