LAJMI I FUNDIT:

Teknika 2-minutëshe që jua siguron stomakun të cilin gjithmonë e keni ëndërruar!

Teknika 2-minutëshe që jua siguron stomakun të cilin gjithmonë e keni ëndërruar!

Të gjithë e dimë sa e vështirë është heqja e dhjamit të tepërt, e veçanërisht në zonën e abdomenit. Të shkuara janë vitet e adoleshencës ku metabolizmi ishte i shpejtë sikur Ferrari.

Por heqja e dhjamit të stomakut mund të jetë gjë e vështirë edhe për personat të cilët kanë stil të shëndetshëm të jetesës.


Megjithatë, fatmirësisht ekziston një teknikë masazhe kineze e cila mund të jetë zgjidhja e problemit tuaj!

Është masazh të cilin duhet ta performoni dy minuta nga dy herë në ditë. Funksionon si ushtrim i brendshëm i cili e pastron dhe detoksikon zonën e abdomenit, e gjithashtu e shkrinë dhjamin, transmeton Telegrafi.

Paraprakisht duhet të keni parasysh se kjo teknikë nuk funksionon nëse nuk e shmangni ushqimin e dëmshëm!

Instruksionet:

Kjo teknikë rekomandohet të performohet dy herë në ditë: para shujtës së mëngjesit dhe pak para se të bini të flini.

– Shtrihuni me shpinë në një sipërfaqe të rrafshët

– Fërkoni duart derisa të nxehen

– Vendoseni njërën dorë në kërthizën tuaj

– Filloni ngadalë ta fërkoni me një presion të lehtë në forma rrethore kërthizën tuaj, dhe vazhdimisht rriteni perimetrin e fërkimit.

– Përqendrohuni në të nxehtin që fillon të ndërtohet në zonën tuaj abdominale

– Bëjeni ushtrimin për dy minuta – pra pasi t’i keni fërkuar afër 30-40 rrethe. Është e rëndësishme ta mbani stomakun të ngrohët gjatë këtij ushtrimi.

Përveç heqjes së dhjamit, ky ushtrim jua përmirëson sistemin e tretjes, e shpejton metabolizmin dhe e rrit qarkullimin e gjakut të zonës abdominale. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

Këshilla për prindër
Kalo në kategori