LAJMI I FUNDIT:

Tejkaluan shpejtësinë gati sa trefishi i lejuar, gjobiten me 900 euro dy motoçiklistë në Ferizaj

Tejkaluan shpejtësinë gati sa trefishi i lejuar, gjobiten me 900 euro dy motoçiklistë në Ferizaj

Policia ka gjobitur për tejkalim të shpejtësisë dy drejtues të motoçikletave, pasi të njëjtit kanë tejkaluar shpejtësinë gati sa trefishi i shpejtësisë së lejuar në atë zonë.

Drejtuesit e motoçikletave në zonën e kufizimit të shpejtësisë 50 km/h kanë zhvilluar shpejtësi 148 km/h.

Njëri prej tyre është shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj.


Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 25.05.2024, rreth orës 12:55 në rrugën e fshatit Talinvoc i Muhaxherëve – fshati Bibaj i Ferizajt.

“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim, për shtetasin e huaj 600 euro, ndërsa për shtetasin kosovar 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj ka apeluar tek motoçiklistët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe të mos bëjnë tejkalime të shpejtësisë.

Sipas Policisë, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, andaj fton qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë për raportimin e këtyre rasteve dhe të tjera kundërvajtje që ndodhin në komunikacion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Politikë
​Serbëve u pengon flamuri kombëtar shqiptar në Preshevë, dështon takimi pasi kërkuan të jetë pa simbole shqiptare

​Serbëve u pengon flamuri kombëtar shqiptar në Preshevë, dështon takimi pasi kërkuan të jetë pa simbole shqiptare

Lugina
Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në

Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në "të kuqe", bie në sy Kosova

Lajme
Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan

Lajme
Supremja ia shfuqizon Udhëzimit Administrativ për arka fiskale, reagon Murti

Supremja ia shfuqizon Udhëzimit Administrativ për arka fiskale, reagon Murti

Lajme
KDI pas vendimit të Supremes: Pushteti merrte vendime të paligjshme dhe jokushtetuese

KDI pas vendimit të Supremes: Pushteti merrte vendime të paligjshme dhe jokushtetuese

Lajme
Kalo në kategori