LAJMI I FUNDIT:

TEB dhe IFC nënshkruajnë marrëveshje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

TEB dhe IFC nënshkruajnë marrëveshje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Përkrahja e bizneseve kosovare nga kjo marrëveshje përfshinë të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, agro bizneset dhe ato nga programi i ndërmarrësisë së femrave.

Banka TEB Sh.A. dhe institucioni financiar i Bankës Botërore, IFC kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të ndarjes së riskut në vlerë prej 10 milion EUR, për të përkrahur kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), edhe ato të sektorit të agrobiznesit dhe të femrave ndërmarrëse.

Sipas marrëveshjes së arritur në kuadër të programit të IFC-së, Programi i garantimit të kredive të vogla (SLGP), bëhet fjalë për fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve financiare në vendet me të ardhura të ulëta.

Në kuadër të këtij programi, TEB ka ofruar ndihmë për qasje në fonde për ndërmarrjet e mesme e të vogla dhe shërbime të ndryshme jo financiare për ngritjen e kapaciteteve të këtij profili të bizneseve.

Zëvendës drejtori menaxhues i Bankës TEB, Dren Krypa tha se Departamentet përkatëse të Bankës do të ofrojnë mbështetjen e duhur sikur edhe në të kaluarën për NVM-të.

“TEB do të vazhdojë të ofrojë solucione dhe financim për NVM-të, me qëllim të dinamizimit të tyre dhe do të vazhdojë përkrahjen e ideve të reja në treg”, tha Krypa. “Ky partneritet me IFC-në në ndarjen e riskut është një mjet i vlefshëm në përkrahjen dhe rritjen e sektorit të Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, e posaçërisht për gratë ndërmarrëse”.

IFC si anëtare e Bankës Botërore është institucioni më i madh global i zhvillimit të sektorit privat, duke funksionuar në më shumë se 100 vende me kapital, ekspert dhe influencë në vendet në zhvillim.

Vittorio Di Bello, udhëheqës rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore në kuadër të grupit të institucioneve financiare në IFC vlerësoi lartë bashkëpunimin sidomos në kohën që po kalojmë.

“Jemi të gëzuar që kemi zgjeruar bashkëpunimin me TEB Sh.A. dhe përkrahjen që po japim për NVM-të, duke i mundësuar ndërmarrëseve të krijojnë dhe rrisin operimet e tyre. Kjo është veqanërisht e rëndësishmë në këto kohëra të jashtëzakonshme që biznesit janë penguar nga shpërthimi global I pandemisë COVID-19”, tha ai.

“IFC beson se kjo mundësi e ndarjes së riskut do të ndihmojë në ruajtjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke dëshmuar në treg rëndësinë e NVM-ve me pronëse të grave dhe atyre të agrobiznesit”.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!

Artikull i sponzorizuar