LAJMI I FUNDIT:

“Do të vijë koha e tij, sulmuesit tjerë janë më në formë” – trajneri i Fulham flet për situatën e Armando Brojës

“Do të vijë koha e tij, sulmuesit tjerë janë më në formë” – trajneri i Fulham flet për situatën e Armando Brojës

Armando Broja nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Fulhamit në tri ndeshje e fundit, pasi që trajneri Marco Silva vendosi ta lërë në tribunë.

Silva ka folur me simpati të madhe për sulmuesin shqiptar, të cilin e ka ndjekur prej kohësh dhe ka thënë se ka qenë kërkesë e tij ekskluzive për ta marr te Fulahm.


“Broja është te Fulham prej këmbënguljes time. Unë e njoh dhe e vlerësoj jashtëzakonisht shumë për aftësitë që ka, ndaj e kërkova edhe në verë si zëvendësues të Mitrovic, kur ai u largua”.

“Erdhi në shkurt, kur ne ishim në emergjencë në sulm, por tashmë i kemi rikuperuar të gjithë. Unë luaj me një qendërsulmues dhe një tjetër e mbaj në stol, ndaj këto kohë Armando nuk është grumbulluar”, ka thënë Silva.

Trajneri i njohur ka thënë se do të vijë koha e Brojës që të luajë, ndërsa mund të transferohet te Fulhami përfundimisht.

“Situata me sulmuesit është e tillë dhe ai nuk duhet të dekurajohet, pasi do të ketë mundësitë e tij. Ne kemi pasur Raul Jimenez që shënoi vetëm dy gola për 16 muaj, por rigjeti formën e tij më të mirë. Muniz nuk kishte shënuar para se të vijë Broja, por tashmë është sulmuesi më të formë në Ligën Premier”.

“Gjërat në futboll ndryshojnë shumë shpejt, ndaj Broja duhet të jetë besimplotë. Nëse do të provojmë ta blejmë në verë? Unë e kam dhënë mendimin tim, por nuk mund  të flasim më shumë, pasi ai është në pronësi të Chelseat”, përfundoi Silva. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori