Mungesa e obduksionit në shumë raste besohet se mbulon dobësitë e mjekeve gjatë operacioneve. Obduksionin nuk e lejojnë kryesisht familjarët, edhe pse me ligj është obligim.
Një numër i madh i vdekjeve në Kosovë ndodhin nëpër spitalet e vendit, e kryesisht në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, por shumë pak prej viktimave u bëhet autopsia, pasi që familjarët nuk dëshirojnë që trupi i familjarëve të tyre të “dëmtohet”.
Mungesa e obduksionit në shumë raste mbulon dobësitë e mjekeve gjatë operacioneve.
Autopsia, siç shkruan e përditshmja “Zëri” u bëhet vetëm atyre viktimave që kërkon mjekësia ligjore.
Edhe pse secili pacient që shtrihet në spital, ose familjari i të sëmurit, duhet ta plotësoj një formularë ku detyrohet të pranojë që atij t’i bëhet obduksioni në rast se nuk arrin të dalë i gjallë nga spitali, ky rregull nuk përfillet. Pasi vdekjes vlen fjala e familjarëve, e cila në shumë raste nuk lejon obduksionin.
Kështu, në mungesë të këtyre ekspertizave, shpesh bashkë me të vdekurin besohet se mbulohen edhe gabimet mjekësore.
Ramadan Sopa është drejtor i Instituteve në QKUK. Ai ka thënë se në shuamë raste familjarët nuk pranojnë kurrsesi obduksionin e të vdekurve në spitale.
“Përpara ka qenë me ligj e rregulluar që secili person që ka vdekur në spital i është bërë obduksioni. Tash e disa vjet, kjo praktikë është ndërprerë dhe pyeten familjarët. Ata kundërshtojnë obduksionet”, ka thënë Sopa, sipas të cilit, në disa raste ndikojnë edhe vetë punonjësit shëndetësor duke iu rekomanduar që t’i marrin të vdekurit.
Ndryshe, Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), dallimi ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve është 20 mijë veta. Statistikat demografike tregojnë se nataliteti në Kosovë vazhdon të jetë dukshëm më i lartë se sa mortaliteti, ndërsa edhe jetëgjatësia shënon rritje të dukshme.
Në Kosovë lindin mesatarisht 27.600 foshnje, ndërsa vdesin mesatarisht 7200 persona në vit.
Sipas ASK-së edhe jetëgjatësia është rritë dukshëm, ndoshta më e larta në rajon. Mosha mesatare e jetëgjatësisë në Kosovë është 76.7 vjeç. Femrat jetojnë më gjatë me moshë mesatare deri në 79.4 vjet, ndërsa meshkujt mesatarisht jetojnë 74.1 vjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë