LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët marrin aprovimin: Tani mund të testojnë rikthimin e të vdekurve në jetë

Ekspertët marrin aprovimin: Tani mund të testojnë rikthimin e të vdekurve në jetë

Ekspertët shëndetësorë e kanë aprovuar testimin e një projekti, i cili planifikon të shoh nëse është e mundur të rigjenerohen turinjtë e njerëzve të vdekur.

Specialisti indian Dr. Himanshu Bansal, ka marrë leje etike për të rekrutuar 20 pacientë, të cilët janë deklaruar me vdekje klinike nga lëndimet traumatike të trurit, për të testuar nëse disa pjesë të sistemit qendror nervor mund të rikthehen në jetë, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët do të përdorin një kombinim terapish, të cilat përfshijnë injektimin e trurit me qeliza të ndryshme dhe një koktej me peptidesh, e gjithashtu edhe aplikimin e laserëve dhe teknikave të stimulimit të nervave të cilat janë dëshmuar se i nxjerrin pacientët nga koma.

Pacientët e këtij testimi janë mbajtur të gjallë vetëm përmes pajisjeve, ndërsa tani do të monitorohen për disa muaj duke përdorur pajisje për skanimin e trurit, me qëllim që të shihet nëse ka shenja rigjenerimi, e veçanërisht në pjesën e epërme të boshtit kurrizor.

Ekipi beson se qelizat e injektuara do të jenë të afta ta “fshijnë” historinë e pacientëve dhe ta ri-fillojnë jetën, duke u bazuar në indet përreth. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori