eksperti ad

Dy persona janë qëlluar për vdekur jashtë një dege të bankës UBS në qytetin zviceran të Cyrihut, thonë policia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën pak para orës 14:30 lokale në Lagerstrasse në zonën e Europaallee.


Policia e Cyrihut tha se situata ishte tani nën kontroll dhe se nuk kishte rrezik të mëtejshëm për publikun.

WhatsApp Image 2018 02 23 at 14

Ata thanë se autoritetet kishin gjetur dy viktima të një armë zjarri në vendngjarje. Njëri prej tyre ishte i vdekur. Tjetri u plagos rëndë, por vdiq më pas.

FF3

Dëshmitarë okularë kishin raportuar për të paktën katër ose pesë të shtëna.

FF2

Arsyet pas të shtënave janë të paqarta dhe identiteti i viktimave ende nuk dihet.

Ndërkohë, mediat citojnë burime të policisë të kenë thënë se nuk ka asnjë tregues se të shtënat ishin të lidhura me terrorizmin. /Telegrafi/