LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Foto ilustruese

Mbrëmjen e së dielës në Fushë Kosovë janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimeve fillestare nga Policia e Kosovës, bëhet fjalë për një të shtënë me armë zjarrin në drejtim të një automjeti.


“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri. Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve./Telegrafi/