LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Bruksel, gjatë një bastisje anti-terrorizëm

Të shtëna me armë në Bruksel, gjatë një bastisje anti-terrorizëm

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Bruksel gjatë një operacioni të policisë lidhur me kërkimet për sulmin terrorist të nëntorit të vitit 2015 ku humbën jetën 130 persona.

Sipas mediave ndërkombëtare, nga të shtënat ka mbetur i plagosur një efektiv policie, pasi ndaj uniformave blu u qëllua me kallashnikov.


Të shtënat me armë janë dëgjuar gjatë kohës që policia po kryente kontrolle në disa banesa në periferi në anën jugore të qytetit.

Policia është ende në “gjueti” për të gjetur dhe arrestuar persona dhe celula terroriste që kanë lidhje me masakrën e Parisit më 13 nëntor 2015.