LAJMI I FUNDIT:

Të ruajmë një stil të shëndetshëm jetese

Të ruajmë një stil të shëndetshëm jetese
(Foto: Healthier Steps)

Edhe pse mund t’ju duket e vështirë, por me pak përpjekje do t’ia dilni mbanë të zgjidhni një dietë të shëndetshme. Gjëja e parë që duhet të bëni është të shtoni sasinë e frutave dhe të perimeve të freskëta.

Konsumoni drithëra, arra, fara, mish pa dhjamë, pasi të gjitha këto ushqime do t’ju ndihmojnë në funksionimin e shëndetshëm të sistemit tretës.


Mundohuni të gatuani në shtëpi dhe kur hani në restorant zgjidhni ushqime me produkte të freskëta. Uluni dhe shijoni vaktin pa parë celularin apo televizorin. Dhe mos harroni, ne jemi çfarë hamë. Në mënyrë që të jeni të shëndetshëm, duhet të ushqeheni shëndetshëm, transmeton KP.

Jeta e ngarkuar na bën të kalojmë shumë orë jashtë shtëpisë, shpesh të ulur në tryezën e punës. Një nga hapat drejt të qenit të shëndetshëm është që të jeni sa më aktivë. Nuk ka rëndësi aktiviteti që zgjidhni. Ajo që ka rëndësi është se kur përdorni trupin, tonifikoni muskujt. Aktiviteti fizik është shumë i nevojshëm.

(Foto: My Hub)

Trupi ynë funksionon sipas ritmit ditë-natë. Jemi krijuar për të qenë aktivë gjatë ditës dhe në gjumë gjatë natës. Por, shpesh kemi tendencën të punojmë gjatë dhe të flemë pak.

Mungesa e gjumit na pengon të bëjmë një stil të shëndetshëm jetese, shton rrezikun e problemeve kronike me shëndetin dhe dëmton shumë trupin e mendjen.

Ndaj flini mjaftueshëm, shtatë deri në tetë orë në natë. Është thelbësore t’i kushtoni vëmendje higjienës së gjumit. Për shembull, asnjëherë nuk duhet të hani shumë para se të shkoni për të fjetur.

Shmangni celularin ose televizorin, pasi kjo gjë mund “të zgjojë” qelizat dhe ju largon nga gjumi. Dhe mbi të gjitha, siguroni që në dhomë të mos jetë shumë nxehtë dhe që ajri të mos jetë shumë i thatë.

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori