LAJMI I FUNDIT:

“Të rinjtë për trashëgiminë” (Video)

“Të rinjtë për trashëgiminë” (Video)

Në Prishtinë është hapur ekspozita “Të rinjtë për trashëgiminë”, ku u prezantuan punimet e 29 nxënësve nga katër shkolla: “Ditët e Minatorit” nga Kishnica, “Kral Millutin” nga Graçanica, “Dositej Obradoviq” nga Prekovci idhe “Minatori” nga Novobërda.

Fotografitë u realizuan gjatë punëtorisë dy ditore të fotografisë, organizuar në Novobërdë dhe Graçanicë më 16 dhe 17 dhjetor të vitit të shkuar.


Në dy ditët e këtij aktiviteti nxënësit kanë vizituar edhe dy lokalitete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë: Kalanë e Novobërdës dhe Parkun Arkeologjik Ulpiana, ku njëherësh edhe janë realizuar fotografitë e ekspozuara.

Ky projekt është mbështetur nga Ambasada britanike në Prishtinë si pjesë e programit “Promovimi i integrimit social dhe pajtimit në Kosovë” dhe është implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim – IOM në bashkëpunim me Institutin Columbus në Prishtinë.