LAJMI I FUNDIT:

Zoran Karaxhoski arsyetohet për mospagesën e rrogave për të punësuarit në Gjykata

Zoran Karaxhoski arsyetohet për mospagesën e rrogave për të punësuarit në Gjykata

Punonjësit e gjykatave mbetën pa pagën e muajit mars, para festës së Pashkëve, akuzojnë nga sindikata e SPOGJ-it. Sipas tyre fajtori kryesor për këtë situatë është kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sindikata e SPOGJ-it dhe Shoqata e administratës së gjykatave reagoi ndaj sjelljes së papërgjegjshme të kryetarit të Këshillit buxhetor gjyqësor Zoran Karaxhovski, për sjelljen e papërgjegjshme dhe politikë-bërjen e të cilit punonjësit e gjykatave jo vetëm që nuk e morën rritjen e premtuar nga 10 për qind, por i la pa paga, para festës më të madhe krishtere Pashkët “- thuhet në deklaratën e SPOGJ-it.


Ndërsa nga Këshilli Gjyqësor thonë se pagesa nuk është bërë për shkak të problemeve teknike me Ministrinë e Financave. Karaxhoski nuk deshi të komentojë për çfarë probleme teknike bëhet fjalë, por potencoi se nuk është në pyetje mungesa e parave./Telegrafi/