Gjinia mashkullore është më e prirë për puçrra dhe mitisere, sepse kanë lëkurë të yndyrshme

Është e vërtetë që femrat më shumë kurojnë fytyrën, mirëpo dukjen e tyre nuk do të duhej ta lënë pas dore as meshkujt, transmeton Telegrafi.

Një ndër arsyet është ajo që gjinia më e fortë është më e prirë për puçrra dhe mitisere, sepse kanë lëkurë të yndyrshme.

Nëse dëshironi ta pengoni shfaqjen e akneve, ekspertët këshillojnë që në fytyrë të qitni ekskluzivisht preparate të cilat nuk përmbajnë vaj.

Gjithashtu, duhet t’ju kalojë në shprehi që nga shtëpia të mos dilni pa kremin për fytyrë, i cili mbron nga dielli apo edhe nga plakja e parakohshme e lëkurës.

Kjo posaçërisht është e nevojshme në periudhën verore kur rekomandohen preparatet me faktorin mbrojtës 30.

Me kujdes zgjidhni edhe mjetet për pastrim të fytyrës të cilat do ta eliminojnë tepricën e yndyrës dhe ndotjen, por edhe do t’i sigurojë lëkurës hidratim të nevojshëm.

Përdorni preparate pa sulfate apo parabene, por ato të cilat përmbajnë vitamina dhe aloe vera për hidratim plotësues. /Telegrafi/