LAJMI I FUNDIT:

Të premten, një rrugë nga Alaska dukej kështu – u deshën vetëm katër ditë që ajo të ndryshonte tërësisht pamjen (Foto)

Të premten, një rrugë nga Alaska dukej kështu – u deshën vetëm katër ditë që ajo të ndryshonte tërësisht pamjen (Foto)

Një rrugë e cila ishte bërë “copë copë” në Alaska, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm, tanimë, vetëm pas katër ditësh është riparuar.

Sipas medaive të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rrugë tek e cila nga dridhjet ishte krijuar një vrimë e madhe që bëri një veturë të binte sikurse të ishte një lodër.


Alaska goditet nga tërmeti i fuqishëm prej 7.0 magnitudë, rrugët ndahen në dysh nga dridhjet e forta - autoritet paralajmërojnë cunami (Foto/Video)
Lexo po ashtu Alaska goditet nga tërmeti i fuqishëm prej 7.0 magnitudë, rrugët ndahen në dysh nga dridhjet e forta - autoritet paralajmërojnë cunami (Foto/Video)

Siç kishin thënë dëshmitarët, dridhjet ishin aq të forta, sa që rrugët janë ndarë në dysh sikur të ishin të ndërtuara nga letra e jo nga asfalti.

Po sipas mediave amerikane, rreth 300 mijë qytetarët jetojnë në Anchorage, vend ky i goditur nga tërmeti.

Dhe komentet ishin të shumta. Disa prej tyre pyesnin se si është e mundur që në shumë rrugë të gjenden gropa të vogla, të cilat duhet shumë kohë për tu riparuar. /Telegrafi/