LAJMI I FUNDIT:

Të pastrehut të vetmuar, kalimtarët ia festojnë ditëlindjen (Foto)

Të pastrehut të vetmuar, kalimtarët ia festojnë ditëlindjen (Foto)

Steve, që është i pastrehë në Mançester të Anglisë, është befasuar nga disa banorë të zonës, që ia kanë organizuar një aheng të vogël për ditëlindje.

Në ditën që mbushi 46 vjet, ai nuk ishte i vetëm. Këtë herë kishte tortë, lëngje, biskota dhe dekorime me balona, transmeton Telegrafi.


Steve për ditëlindje

“I dhashë një ditë tortë, që kishte tepruar nga ditëlindja e fëmijës tim. Më tha se kurrë nuk e kishte festuar ditëlindjen me dikë dhe iu mbushën sytë me lot”, ka shpjeguar Shalva Moussa, e cila e organizoi këtë aheng të vogël.

Ahengu i vogël me banorët e zonës

Për të pastrehun që qëndron pranë një kabine telefoni, janë mbledhur mjaft dhurata dhe kartolina, ndërsa pritet që t’i gjendet edhe një banesë e vogël. /Telegrafi/