LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 32 persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Greqi

Të paktën 32 persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Greqi

Numri i të vdekurve nga një përplasje midis një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash në komunën Elassona në Greqinë veriore është rritur në 32, sipas një raporti të mërkurën herët.

Nga kjo përplasje mbetën të lënduar 85 persona, tha Vassilis Vathrakogiannis, përfaqësues i Shërbimit të Zjarrfikësve, siç raportoi transmetuesi publik grek ERT, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë, prej të lëndurave, 25 persona janë në gjendje kritike, deklaroi Vathrakogiannis.

Siç bëhet e ditur nga mediet e huaja, treni i pasagjerëve thuhet se kishte 250 persona në bord dhe ishte nisur nga Athina për në Selanik.

Sipas raportimeve, disa vagona kanë dalë nga shinat dhe të paktën tre prej tyre kanë marrë flakë.

Të paktën 30 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje, gjithashtu u mobilizuan përpjekjet e kërkim-shpëtimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori