LAJMI I FUNDIT:

Të obligueshme në çdo kuzhinë: Të gjitha sekretet e erëzave!

Të obligueshme në çdo kuzhinë: Të gjitha sekretet e erëzave!

Disa lloje erëzash të bimëve, siç janë majdanozi, kopra, selinoja dhe borziloku, me sukses ruhen në kripë

Duhet grirë imët dhe përzier me kripë, në përpjesëtimin 20 gramë kripë në 10 gramë bimë, duhet vënë në kavanoza qelqi të mbyllur mirë për t’u të ruajtur në frigorifer, transmeton Telegrafi.


Mund t’i ruani edhe në një mënyrë tjetër.

Kubet e ngrira

Bimët e erëzave mund t’i ngrini dhe të ngrira mund të qëndrojnë më shumë se gjashtë muaj.

Lani, vendosni në kallpe për akull dhe sipër qitni pak ujë dhe ngrini. Kubet e akullit me bimët e erëzave shkundni në qese plastike, lidhni fort dhe ruani në frigorifer ngrirës.

Qitja e erëzave në gjellë

Kur zieni, mos i qitni drejtpërdrejt nga ena në të cilin i ruani. Avulli nga zierja do të depërtojë në enë dhe erëza shpejt do të humbë aromën dhe forcën e vet.

Për marrjen e erëzave nga ena përdorni lugë plotësisht të terur.

Të gjitha në kohën e vet

Bimët e erëzave të cilat duhet t’i shtoni në fillim të zierjes janë: kumini, kopra, arra muskati.

Çfarë na flasin erëzat

Si edhe lulet, edhe erëzat mund të flasin në vend tuajin. Pra, borziloku nënkupton dashurinë, menta virgjërinë, rozmarina kujtesën, livanda fatin, rigoni lumturinë, zhumbrica karakterin, ndërsa majdanozi ftesë për aheng…

Erëzat si zbukurim

Bimët e erëzave mund të shërbejnë edhe si zbukurim. Është e nevojshme që midis bimëve të vendosni copa sfungjeri të njomur në celofan të mbështjellë në mënyrë që të siguroni bazën për bimët e prera.

Shpëtim nga insektet

Qitja e vajit eterik të livandës në vendin ku ju ka pickuar insekti e qetëson të kruarit dhe skuqjen, si dhe përshpejton procesin e këndelljes së lëkurës në vendin e pickuar.

Qesja e vogël nga pëlhura e mbushur me lulet e thara të livandës do t’i aromatizojë dollapët tuaj, por do të jetë edhe mbrojtje e shkëlqyeshme nga tenjat.

Jastëkët për aromë terapeutike të mbushur me fletë të thata të livandës veprojnë pozitivisht kundër migrenës dhe ju bëjnë që të flini gjumë të rehatshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori