LAJMI I FUNDIT:

Do të ndryshohet protokolli gjatë alarmeve për bomba, mësimi do të vazhdojë derisa policia do të bëjë kontrollet

Do të ndryshohet protokolli gjatë alarmeve për bomba, mësimi do të vazhdojë derisa policia do të bëjë kontrollet

Pas 4 muajsh pasi Maqedonia ishte shënjestër e sulmeve kibernetike, protokollet e sigurisë për reagim ndaj kërcënimeve me bomba në shkolla po ndryshojnë.

Qëllimi i ndryshimit të protokollit është të mos ndërpritet mësimi ndërkohë që po bëhen kontrollet e sigurisë.


Sipas informacioneve jozyrtare thuajse në të gjitha shkollat ​​ka prezencë të policisë, e cila monitoron situatën. Në rast kërcënimi të mundshëm, punonjësi i policisë vlerëson fillimisht rrezikun dhe nëse ka ndonjë gjë të dyshimtë thirren ekipet e antiterrorizmit. Njoftohen prindërit dhe fëmijët se në shkolla do të përdoret vetëm një hyrje dhe do të jetë e mbyllur edhe gjatë orëve të mësimit.

Detaje zyrtare ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse ministri i Punëve të Brendshme, Spasovski tashmë ka bërë të ditur se policia po kryen patrullime 24 orëshe nëpër shkolla.

“Ne patrullojmë të gjitha shkollat ​​24 orë në ditë, por udhëzimet janë të tilla që tregojnë se masat që ndërmerren duhet të merren menjëherë pas raportimit dhe nuk duhet të devijojmë nga kjo, sepse askush nuk mund të mbajë përgjegjësi nëse nuk veprohet sipas udhëzimeve, prandaj kolegët duhet të veprojnë, por ne nuk u ndalëm në veprim, po kërkojmë mënyra për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë”, tha Spasovski.

Masat konkrete që pritet të vlejnë tashmë nga e hëna duhet të përcaktohen sot, në takimin e kryeministrit Kovaçevski me ministrin e Punëve të Brendshme dhe atë të Arsimit.

Për paralajmërimin e ndryshimit të protokolleve, ka reaguar edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili tha se disa drejtorë të shkollave kanë marrë udhëzime që të mos tregojnë nëse u vjen e-mail kërcënues.

Ndryshe, këtë javë, si zgjidhje e përkohshme, Ministria e Arsimit dhe Kulturës dhe shkollat ​​kufizuan mësimin online pasi fëmijët dhe mësuesit shkuan në shtëpi pas evakuimit të tyre, por nisma “Mësimi dhe tekstet shkollore duhet të jenë aty” i dërgoi një letër Ministrisë së Arsimit, në të cilën kundërshtojnë me forcë që kjo zgjidhje të jetë e përhershme dhe kërcënojnë me protesta nëse situata nuk normalizohet brenda dy javësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori