LAJMI I FUNDIT:

Të moshuarit me COVID-19 shfaqin simptoma të pazakonta, flasin mjekët

Të moshuarit me COVID-19 shfaqin simptoma të pazakonta, flasin mjekët

Të moshuarit me COVID-19 kanë disa simptoma “atipike”, që ndërlikojnë përpjekjet për të siguruar marrjen e trajtimit në kohën e duhur 

COVID-19 sinjalizohet në mënyrë tipike nga tre simptoma: ethe, kollë e thatë dhe gulçim. Por të moshuarit mund të mos kenë asnjë nga këto.


Ata mund të flenë më shumë se zakonisht ose të ndalojnë së ngrëni,ose mund të duken të hutuar. Gjithashtu, mund t’u merren mendtë dhe të rrëzohen.

Arsyeja ka të bëjë me atë se si trupat e moshuar reagojnë ndaj sëmundjes dhe infeksionit.

Tek të moshuarit, “reagimi imunitar mund të jetë i paqartë dhe aftësia e tyre për të rregulluar temperaturën mund të ndryshojë,”- tha Dr. Joseph Ouslander, një profesor i mjekësisë në Kolegjin e Mjekësisë Schmidt të Universitetit të Atlantikut.

“Disa të moshuar, pavarësisht nga ndryshimeve në moshë ose problemeve të mëparshme neurologjike, siç është goditja në tru, mund të kenë reflekse të ndryshme të kollës. Të tjerët mund të mos jenë në gjendje të komunikojnë simptomat e tyre.”

Njohja e shenjave të rrezikut është e rëndësishme: Nëse mungojnë simptomat e hershme të COVID-19, të moshuarit mund të përkeqësohen para se të marrin kujdesin e nevojshëm.

Në Zvicër, Dr. Sylvain Nguyen, një mjek në Qendrshëën Spitalore të Universitetit të Lausanne, ka krijuar një listë të simptomave tipike dhe atipike te pacientët e moshuar me COVID-19 për një punim të ardhshëm në Revue Médicale Suisse.

ë përfshira në listë janë ndryshimet në statusin e zakonshëm të një pacienti, rrëzimi, lodhja, letargjia, presioni i ulët i gjakut, gëlltitja e dhimbshme, zbehja, diarreja, të vjella, dhimbje barku dhe humbja e aftësisë për të nuhatur dhe shijuar. / CNN

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori