LAJMI I FUNDIT:

Të moshuarat inspiruese

Të moshuarat inspiruese

Frika e plakjes është me të vërtet e pashmangshme dhe e pranishme tek të gjithë ne. Qysh prej të 30-ave apo edhe më herët, fillojnë brengat e rrudhave të para të cilat na shfaqen në fytyrë. Mungesa e forcës fizike dhe mendore të zakonshme rinore dukshëm na bënë të ndjehemi të lodhur dhe pesimistë. Por jo të gjithë iu dorëzohen pasigurisë dhe plogështisë që sjellë plakja, dhe sigurisht që për atë grup shprehja ‘jam plakë tanimë’ nuk vlen...

Duke mos i përfillur vitet në numër, si dhe pa pasur nevojë ta zgjasin procesin e plakjes përmes kirurgjisë plastike, ky grup fokusohet në mirëqënie, urtësi, vetkontroll, ushtrime të lehta fizike dhe ushqim te mirëfilltë.

Për inspirim të vërtetë duhet të koncentrohemi pikërisht tek këto raste apo grupe përjashtuese. Për të demonstruar faktin që zonjat e moshuara mund të jenë inspirim i madh për zonjushat apo zonjat e reja, na lejoni të ju njoftoj me dy zonja të rëndësishme dhe tejet inspiruese, të cilat përveç forcës fizike na ofrojnë edhe këshilla urtësie dhe rehati shpirtërore.


Bernice Bates, mësuese e jogës

Bernice Bates është mësuesja më e moshuar e jogës, disiplinë kjo e Lindjes së Largët, që përmes frymëmarrjes kombinon zgjatje trupore dhe meditim për vetëdijesim të trupit, lirim të stresit apo tensionit nervor, arritje të elasticitetit dhe relaksim mental. Ajo është zyrtarisht mësuesja më e vjetër e jogës, dhe udhëheq orë të jogës qysh prej 1960.

Sipas Bates, joga është shëruese sepse përfshinë të gjithë trupin; muskujt, ligamentet, organet, dhe të jep energji pa e rraskapitur trupin. Ajo kurrë nuk ka pasur nevojë të shkojë të mjeku, përveç kontrolleve të përgjithshme. Nëna e tre fëmijëve, gjyshja e shtatë dhe stërgjyshja e tre nipave/mbesave, thotë që joga ia ka rritur jetën. Ajo jeton e vetme, merret me punë të shtëpisë, e sidomos me kopshtin e saj të luleve si dhe me shpërnguljen e orendive të cilën e bën shpesh. Ajo ia sugjeron disiplinën e jogës çdokujt, sepse përmban mijëra pozita apo ushtrime, dhe si e tillë të ofron zgjedhje. Mbi të gjitha nuk është garuese dhe kjo është ndër aspektet më pozitive.

Bates beson në butësi të jogës, pa djersë apo lëvizje të fuqishme. Ajo inspiron thënien: “Mund të mos i bësh ushtrimet në mënyrë perfekte, por asnjë njeri nuk është i tillë”.

Maia Helles, balerinë e pensionuar

Filmi dokumentar 4 minutash i artistes Julia Warr prezenton, ish-balerinën ruse Maia Helles, 95 vjeçe e cila ende është e pavarur dhe e shëndetshme falë disiplinës rutinore me ushtrime trupore, të cilat i ka praktikuar me nënës e saj para 60 viteve, kur orët e fitnesit ende nuk ishin shpikur.

Lëvizje të ngadalësuara por kreative që ngjajnë pak me pozitat e jogës, tregojnë shkathtësitë fizike të Helles, ndërsa shprehja e saj e fytyrës rehati dhe gëzim. Ajo duket shumë e lumtur në shtëpinë e saj të vogël, ku shihet duke ujitur kopshtin e gjelbër, duke gatuar ushqim të shëndetshëm dhe duke praktikuar ushtrimet të cilat po e mbajnë të gjallë, të fortë dhe të lumtur. Ajo thekson: “Sekreti i një jete të gjatë është thjeshtësia, puna dhe shijimi i saj”.

Jane Fonda e përkushtuar ndaj aerobisë dhe fituesit

Aktorja 74 vjeçe Jane Fonda, e cila përveç karrierës së suksesshme filmike, njihet për jetë të egër dhe interesante, më vonë e nënshtruar ndaj ndërhyrjeve kirurgjike, njihet për përkushtimin e saj ndaj aerobisë dhe fitnesit, e tash së voni edhe për përpilimin e programit të fitnesit për të moshuarat. Në një fjalim në konferencën ndërkombëtare TED, thotë që plakja nuk është patologji, por potencial. Ajo thotë që femrat apo vajzat e vogla lindin apo fillojnë jetën si të kompletuara, të vendosura, duke qenë vetë subjekt i jetës sonë. Por kur fillojmë pubertetin fillojnë brengat për t’u bërë e njohur dhe e pranuar në shoqëri, dhe kjo na bënë subjekt dhe objekt i të tjerëve. Kësisoj, mendon Fonda që zonjat e moshuara duhet të kthehen me mendje pas dhe të e ridefinojnë marrëdhënien apo raportin e tyre me të kaluarën dhe të reflektojnë urtësisht në procesin e plakjes duke filluar përsëri ashtu si kem filluar. Gratë e vjetra është grupi më i madh demografik, dhe nëse kthehemi pas dhe e definojmë vetën përsëri, ne do të kontribuojmë në një ndryshim kulturor në përmasa botërore duke dhënë kështu një shembull të mirë gjeneratave të reja në mënyrë që ata të e konceptojnë sa më mirë jetëgjatësinë.


Në këtë mënyrë, duke i përdorur fjalët e aktores Jane Fonda, veprat dhe fjalët e mësueses së jogës Bernice Bates si dhe të balerinës 95 vjeçare Maia Helles, ne kemi një model pozitiv dhe tejet inspirues se si ta jetojmë jetën të kënaqur dhe si ta presim plakjen apo si ta trajtojmë vetveten gjatë plakjes.

Shprehja e organizatës së fitnesit të Suedisë Friskis&Svettis “Qëllimi ynë nuk është të mbetemi të rinj, por të plakemi mirë” është pikërisht ai mentalitet që duhet të na motivojë dhe udhëheq drejt një mënyre sa më njerëzore dhe pozitive në raport me procesin e plakjes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Këshilla Lifestyle
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
Kalo në kategori