Ky takim që ishte paraparë të mbahet në maj në selinë e FIFA-s ishte shtyre për shkak të agjendës së ngjeshur të Blatterit, do të mbahet këtë të mërkurë.

“Takimi që ishte paraparë të mbahet në maj në selinë e FIFA-s, ndërmjet presidentit të FIFA-s z. Sep Blatter dhe ministrit të MKRS-së z. Memli Krasniqi, kryetari të FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm z. Eroll Salihu, e që për shkak të agjendës së ngjeshur të z. Blatter, ishte shtyrë për një kohë tjetër, do të mbahet të mërkurën më 5 nëntor në orën 10:30”, është thënë në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK-së).


Sipas këtij njoftimi, takimi i së mërkurës do të mbahet në selinë e shtëpisë më të madh të futbollit botëror, kurse krerët e FFK-së sot kanë udhëtuar për në Cyrih. /KP/Telegrafi/

telegrafi sport app