LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën, aktiviteti me i madh i librit në Shqipëri

Të mërkurën, aktiviteti me i madh i librit në Shqipëri

Konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e vitit, Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018” çel siparin e aktiviteteve të mërkurën, datë 14 nëntor, me ceremoninë e hapjes së këtij edicioni.

Një ditë më pas, të enjten, 15 nëntor, Shoqata e Botuesve Shqiptarë do të organizojë konferencën “Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?”, në një panel diskutimi me botues, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të kulturës dhe arsimit, mësues, punonjës të bibliotekave, përkthyes etj., për të shkëmbyer mendime rreth promovimit të leximit dhe edukimit të lexuesve, fëmijë dhe të rinj.