LAJMI I FUNDIT:

Të kesh oborr në banesë nuk është e pabesueshme – Po bëhet realitet në Linda Premium Residence

Të kesh oborr në banesë nuk është e pabesueshme – Po bëhet realitet në Linda Premium Residence

Po vazhdon të jetësohet me hapa gjigant kompleksi Linda Premium Residence në Prishtinën e Re.

Buzë rrugës A, që lidhet me rrugën B dhe me qendrën e Prishtinës, po jetësohet projekti më gjigant afaristo-banesor nga Al Trade Center, është Linda Premium Residence.

Nuk është thjesht kompleks me banesa të zakonshme, por idejimi i jetës në këtë kompleks është bërë në përshtatshmëri me standardet evropiane dhe me kushtet më bashkëkohore të jetesës – ku do të keni dëshirë edhe më të madhe për të kaluar momentet pranë familjes, pranë gjelbërimit dhe… me oborrin në banesën tuaj.

Pos oborrit në banesën tuaj, që është një risi e madhe ndërtimore për jetën në kryeqytet, larg prej banesave të zakonshme dhe katrahurës urbanistike, Linda Premium Residence ka edhe kushte tjera bashkëkohore të jetesës.

Në këtë kompleks nga Al Trade Center planifikojnë të realizohen:

– Sistem të plotë menaxhimi, mirëmbajtjeje me shtëpiak të dedikuar.
– Kopsht për fëmijë.
– Supermarket dhe restaurant.
– Mjeku i lagjes dhe barnatore.
– Qendër fitnesi me SPA, pishinë të mbyllur dhe sauna.
– Ambiente për rekreacion të banorëve dhe hapësira të dedikuara për komunitetin.
– Parking të jashtëm dhe nëntokësor.

Prishtina e Re vërtet do të përmbushë pritjet për emrin që zotëron – e që do të ketë më vete kompleksin më unik afaristo-banesor, Linda Premium Residence, me një arkitekturë bashkëkohore që Evropën sjell para jush.

Për t’i blerë banesat dhe lokalet afariste e për më shumë informata kontaktoni në:
080077770 (pa pagesë) dhe +38649777127, +38649216530
info@altradecenter.com
altradecenter.com