LAJMI I FUNDIT:

A do të kemi endemi në vend të pandemisë?

A do të kemi endemi në vend të pandemisë?

Pas dy vjetësh me infektime, viktima dhe kufizime, coronavirusi duket se ka marrë një formë të re.

Varianti i ri Omicron është duke u përhapur më shpejt se çdo variant tjetër, por rezulton të jetë më pak i ashpër.


Cilat janë gjasat që pandemia të kalojë së shpejti në endemi?

Kryeministri britanik, Boris Johnson më 19 janar ka marr vendim që maskat të mos jenë më të detyrueshme. Po ashtu, as certifikata për COVID-19 ose testimi negativ nuk do të kërkohet më dhe udhëzimet për të punuar nga shtëpitë do të pushojnë po ashtu.

Johnson ka thënë se kufizimet hiqen pasi besohet se infeksionet nga varianti Omicron kanë arritur kulmin, njofton Evropa e Lirë.

E në ditën kur kryeministri britanik e ka vendimin, Britania e Madhe ka pasur 108 mijë raste të reja me COVID po numri i viktimave është në rënie.

Edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thënë se në Spanjë numri i viktimave nga coronavirusi është në rënie dhe qytetarët duhet të mësojnë të jetojnë me të si me shumë viruse tjera.

Në Portugali, presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ka thënë se vendi i tij ka kaluar në fazën endemike.

Edhe në Francë, ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka thënë se normalet e larta të infeksionit dhe niveli i lartë i vaksinimit mund të nënkuptojë që kjo të jetë vala e fundit e pandemisë, transmeton Telegrafi. Mirëpo, përkundër këtyre, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se është shumë herët për të parashikuar se kur do të përfundojë pandemia.

Varianti Omicron është identifikuar në Afrikën e Jugut në muajin nëntor dhe që atëherë është përhapur në shumë vende të botës.

Disa ekspertë të shëndetësisë besojnë se numri i lartë i të infektuarve që krijojnë imunitet natyral dhe i atyre të vaksinuarve do të fusin pandeminë në një fazë të re, ose do ta shndërrojnë në endemi.

Kalimi nga pandemia në endemi ndodh kur virusi ndodhet në mesin e njerëzve por është më e menaxhueshme për shkak të imunitetit më të madh të popullsisë.

Gripi është shembull i infeksioneve virale endemike.

Bernard Camins, specialist i sëmundjeve infektive në New York thotë për “Expose” të Evropës së Lirë se pandemia CVOID do të shndërrohet në endemi, ndoshta brenda disa muajve dhe se do të prekë vetëm grupe të caktuara njerëzish.

“Unë dua të jem optimist se kjo do të ndodh në vjeshtë, por mund të jetë edhe viti 2023”, tha ai.

Ndërkaq, eksperti amerikan, Anthony Fauci ka thënë se COVID-19 nuk mund të konsiderohet endemik derisa të arrin në atë nivel që nuk i pengon aktivitetet e shoqërisë. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori