LAJMI I FUNDIT:

A do të jetë në gjendje NASA të sjellë mostrat e Marsit në Tokë?

A do të jetë në gjendje NASA të sjellë mostrat e Marsit në Tokë?

Plani i guximshëm i NASA-s i sjelljes së mostrave nga Marsi në Tokë për analizë po has në sfida të mëdha, sipas një raporti të ri.

Dizajni, kostoja dhe planifikimi janë të gjitha pengesa të mëdha, ka zbuluar raporti nga Programi i NASA-s për kthimin e mostrave (MSR).


MSR synon të kthejë mostrat gjeologjike marsiane në Tokë për studime shkencore. Plani përfshin uljen në planetin e kuq, mbledhjen e mostrave dhe sjelljen e tyre në Tokë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Tashmë një anije kozmike gjendet në Mars. Por, pritet të ndërtohet një tjetër anije për rikthimin e tyre në Tokë, projekt ky i cili po zhvillohet dhe financohet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).

Ky mision llogaritet si një nga misionet më komplekse, operacionale dhe ambicioze të ndërmarra ndonjëherë nga NASA.

Raporti vë në dukje se kompleksiteti i misionit MSR mund të dërgojë koston e tij në mes 8 miliardë dhe 11 miliardë dollarëve. Gjithashtu, raporti thekson nevojën për një koordinim të zgjeruar midis NASA-s dhe ESA-s.

Por, kohët e fundit programi është vënë nën presion politik për vlerësimet gjithnjë në rritje të kostos, duke shtuar dyshimet për vazhdimin e tij.

NASA aktualisht është duke rivlerësuar arkitekturën e përgjithshme të programit dhe buxhetin e saj.

Ndërsa MSR konsiderohet si mision me rëndësi të madhe nga shumë shkencëtarë planetarë, Kina po punon për misionin e saj Tianwen-3 për mbledhjen e mostrave nga Marsi i cili pritet të nis rreth fundit të dekadës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori