Qeveria e Kosovës të premten ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar disa vendime.
Kabineti qeveritar ka emëruar Ismail Dibranin në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Po ashtu, është hemeluar Komisioni për Ujin e Destinuar për Konsum Njerëzor, organ profesional dhe këshillues që propozon masa dhe udhëzime me qëllim të sigurimit të shëndetshmërisë së ujit të destinuar për konsum njerëzor në Kosovë, me këtë përbërje:
Burbuqe Latifi, – përfaqësuese e Autoritetit shëndetësor kryetare e Komisionit; IKSHPK
Venhar Nushi – Sekretariatit të Këshillit Ndërministror për Ujëra, anëtar;
Zoge Spahiu, – përfaqësuese e Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, anëtare;
Fatlije Buza – përfaqësuese të ministrisë përgjegjëse për menaxhimin e resurseve ujore, anëtare
Zijadin Ismajli, – përfaqësues i Agjencisë Kosovare për Standardizim, anëtar;
Ibrahim Tershnjaku – përfaqësues të Inspektoratit Sanitar, anëtar;
Naser Balaj- përfaqësues i Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, anëtar;
Adem Ahmetaj, – përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për zhvillim ekonomik, anëtar;
Avdulla Derguti -përfaqësues i shoqatës së kompanive që ofrojnë shërbime publike të ujit, anëtar
Qeveria ka ndarë 206,274.43 euro me qëllim të forcimit të kapaciteteve laboratorike-mikrobiologjike në IKShPK në Prishtinë dhe gjashtë Qendrave Rajonale të shëndetësisë publike në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj.
Ka ndarë 2.5 milionë euro të tjera për zbatimin e masës 2.1- Subvencionimi i Kredive Investive të Pakos për Ringjallje Ekonomike.
Ka aprovuar rritjen e kufirit të shpenzimeve për Buxhetin e vitit 2023, me rastin e pranimit të fondeve nga Banka Botërore.
Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 16/20 i datës 24.03.2015, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin Nr. 04/21 i datës 01.04.2015, në mënyrë që të adresojë rishikimin e normave tatimore të akcizës për produktet dhe zëvendësuesit e duhanit në Kosovë.
Ndarë 9 milionë euro për komunat që janë prekur nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe janarit 2023, sipas vlerësimit të raportit të Komisionit për Vërshime. Mjetet financiare të ndara sipas këtij vendimi shërbejnë për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbjen e ekonomive familjare të prekura nga fatkeqësia natyrore.
Ndarë mjetet buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin tetor dhe nëntor 2023.
Plotësuar dhe ndryshuar përbërjen e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, si në vijim:
Genc Rraci – kryesues;
Antigona Prenaj-Bekaj – anëtare.
Pjesa tjetër e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, i aprovuar me Vendimin Nr. 14/47 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 10.12.2021, mbetet e pa ndryshuar.
Miratuar Raportin nëntë mujor të Buxhetit për vitin 2023, i cili përmban një përmbledhje të trendëve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore.
Miratuar Raportin për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2022, i cili do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Raporti përmban të dhëna për gjendjen e mjedisit dhe ndryshimet në mjedis në krahasim me raportin e mëparshëm, shfrytëzimin e resurseve natyrore, ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës, gjendjen e mjediseve të rrezikuara, zbatimin e strategjisë së mjedisit dhe planin e veprimit, masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e institucioneve mjedisore, si dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit. Qëllimi kryesor i këtij raporti është informimi i institucioneve vendimmarrëse për gjendjen e mjedisit në Kosovë.
Miratuar Koncept-dokumentin për Fushën e Mbrojtjes së Mjedisit. Ky koncept dokument parasheh hartimin dhe miratimin e ligjit të ri për mbrojtjen e Mjedisit, i cili ka për qëllim të rishikojë politikën ekzistuese kombëtare mjedisore, të rrisë nivelin e zbatimit të parimeve themelore të Bashkimit Evropian (BE), për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit dhe për rrjedhojë përmirësimin e kushteve mjedisore dhe shëndetësore.
Ndryshuar dhe plotësuar përbërjen Komisionit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut me qëllim të punësimit në institucionet e Republikës së Kosovës si në vijim: Elizabeth Katherine Growing, Këshilltare e Jashtme e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, kryesuese; Arben Shamolli, MAShTI, anëtar; dhe Mimoza Jashari, MAShTI, anëtar.
Miratuar Rregulloren për procedurat e rekrutimit dhe pranimit në Shërbimin Civil me të cilën do të përcaktohen procedurat e pranimit sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë për të gjitha kategoritë e nëpunësve civil. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci

Moti javën e ardhshme në Kosovë

Hulumtim: Akuza për keqpërdorim të buxhetit të Kosovës që u nda për Luginën e Preshevës

Miliona euro nga Serbia për serbët në Kosovë, por nuk dihet se kush janë përfituesit

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi - diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Zemërim në Greqi për reklamën e Adidas që tregon këpucën që “godet” Akropolin

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar