Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë sot (e enjte) drejt Pragës, aty ku do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës në stadiumin “Epet Arena”.
Dy lojtarët kuqezi, Qazim Laçi dhe Marash Kumbulla, para nisjes drejt Pragës folën për fshf.org, duke treguar se si kanë shkuar përgatitjet dhe synimet e Shqipërisë në garën e Ligës së Kombeve.
Qazim Laçi tha se ndeshja e parë ndaj Ukrainës është shumë e veçantë për të, pasi do të luhet në stadiumin e klubit të tij, Sparta Prague. Mesfushori kuqezi vlerësoi dy kundërshtarët dhe shtoi se mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme.
Liga e Kombeve dhe ndeshja e parë me Ukrainën – Mezi po presim që të vazhdojmë një aventurë të re në kompeticionin Liga e Kombeve. E kemi për detyrë të bëjmë maksimumin pas paraqitjeve në Europian. Për mua është një ndeshje e veçantë me Ukrainën sepse luajmë në Çeki te stadiumi im.
Ndeshja me Gjeorgjinë në “Air Albania” – Janë kundërshtarë të fortë, edhe Ukraina dhe Gjeorgjia ishin pjesë të Evropianit. Është shumë e rëndësishme që tifozët të vijnë e të na mbështesin si në Gjermani. Do të jetë një moment i bukur për të gjithë lojtarët dhe sidomos për të gjithë tifozët që do të vijnë në stadiumin “Air Albania”, pasi është ndeshja e parë pas Evropianit. Kemi shumë nevojë për tifozët për mbështetjen e tyre, si ndaj Gjeorgjisë dhe në ndeshjet e tjera.
Marash Kumbulla u shpreh se ndeshja e parë ndaj Ukrainës është shumë e vështirë, por theksoi se Kombëtarja do të futet në fushë vetëm për fitore. Mbrojtësi kuqezi tregoi se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe se ekipi është gati për ndeshjen ndaj Ukrainës. Ndër të tjera, Kumbulla tha se në “Air Albania” me mbështetjen e tifozëve gjithçka do të jetë më e thjeshtë.
Ndeshja me Ukrainën – Janë kundërshtarë shumë të vështirë, sidomos Ukraina. Si gjithmonë do të futemi në fushë për të fituar. Me Gjeorgjinë kemi edhe tifozat pasi luajmë në shtëpinë tonë.
Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve – Besoj se grupi është gati, jemi stërvitur me intensitet të fortë dhe jemi gati për dy ndeshjet. Ukraina ka ekip shumë të fortë, ka lojtarë të mirë por edhe ekipi jonë ka shumë cilësi. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar dhe e vështirë, shpresojmë që të fitojmë.
Ndeshja ndaj Gjeorgjisë dhe objektivi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve – Tifozat do të na mbështesin si gjithmonë, ashtu si në Europian në Gjermani por edhe në shtëpi në Tiranë. Edhe ndeshja ndaj Gjeorgjisë do të jetë e vështirë, por me mbështetjen e tifozëve do të jetë më e thjeshtë. Do të futemi në fushë për të fituar, por të shohim dy ndeshjet e para. Objektivi është gjithmonë për të fituar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar
Pas vetëm tri ndeshjesh në Ligën Premier, publikohet emri i trajnerit që pritet të shkarkohet
Diego Costa, i pakorrigjueshëm – përplaset me lojtarin të gruposhave U20, përjashtohet me të kuq
Perez ka gati mega-transferimin e janarit te Real Madridi
Zbulohen pagat e trajnerëve në Ligën Premier pas marrëveshjes së re të Artetas me Arsenalin
Morën fitore spektakolare në derbi - Gattuso puth në gojë lojtarin e tij
Mourinho flet hapur për problemin që ka me Osimhenin
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Pas vetëm tri ndeshjesh në Ligën Premier, publikohet emri i trajnerit që pritet të shkarkohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet