LAJMI I FUNDIT:

Të famshmit me zakone të pazakonta, por që nuk kanë frikë të jenë vetvetja

Të famshmit me zakone të pazakonta, por që nuk kanë frikë të jenë vetvetja

Ne të gjithë kemi zakone të çuditshme ose bëjmë disa gjëra në një mënyrë shumë të pazakontë që i bën njerëzit e tjerë të na shikojnë me çudi

Dhe të famshmit nuk bëjnë përjashtim, ata gjithashtu kanë veçoritë e tyre, apo dhe trajtimet e çuditshme të bukurisë.

1. Simon Cowell

Krijuesi i ekskluziviteteve X-Factor dhe Got Talent pëlqen të ngjitet në një pemë si pjesë e një rituali të përditshëm. Simon Cowell gjithashtu kënaqet kur shikon filma vizatimorë çdo mëngjes për ta pasur një humor të mirë gjatë ditës.

2. Angelina Jolie

Angelina Jolie pëlqen të hajë herë pas here insekte dhe merimanga. Aktorja e famshme nuk është e vetmja e famshme që i ka bërë insektet pjesë të dietës së saj: Nicole Kidman, Zac Efron dhe Justin Timberlake thuhet se i shijojnë gjithashtu ato.

3. Demi Moore

Shushunjat janë përdorur nga shumë kultura për t’i mbajtur njerëzit të shëndetshëm dhe të rinj. Demi Moore pëlqen t’i përfshijë ato edhe në stilin e jetës së saj. Sipas Demit, shushunjat që ajo përdor janë mjekësore që ndihmojnë në detoksifikimin e gjakut të saj.

4. Victoria Beckham

Sipas bashkëshortit të saj, Victoria Beckham ka konsumuar të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet. Ajo është gjithmonë shumë e kujdesshme për shëndetin e saj dhe për atë që vendos në pjatën e saj, dhe peshku i pjekur në skarë i shoqëruar me perime në avull duket se janë vakti i saj i preferuar.

5. Eva Longoria

Aktorja e Desperate Housewives ka një truk të çuditshëm bukurie: Ajo përdor një krem për fytyrën që është i mbushur me placentë deleje. Zgjedhja e çuditshme e hidratuesit të Eva Longoria është e pasur me acid hialuronik dhe ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar.

6. Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka një sërë zakonesh që i kryen para çdo fluturimi që bën. Ajo gjithmonë hyn në aeroplan me këmbën e saj të djathtë fillimisht dhe më pas prek pjesën e jashtme të aeroplanit.

7. Mariah Carey

Mariah Carey fle mesatarisht 15 orë dhe këtë e bën në kushte shumë specifike. Ajo mban 20 ‘humidifiers’ në dhomën e saj të gjumit, sepse i pëlqen të flejë në një mjedis me avull, shkruan Class.

8. Brad Pitt

Brad Pitt nuk i pëlqen të përdorë sapun, sepse ai thotë se përmban shumë toksina. Në vend të kësaj, ai përdor një zgjidhje shtëpiake të bërë nga limon, uthull molle dhe ujë që aktori pretendon se është shumë më i mirë për mjedisin.

9. Megan Fox

Megan Fox gjithashtu ka një ritual me aeroplan për një fluturim me fat. Aktores i pëlqen të dëgjojë këngët e Britney Spears gjatë një fluturimi sepse beson se ato do ta mbajnë të sigurt në aeroplan.

10. Tom Cruise

Shumë yje të Hollywoodit u drejtohen trajtimeve jokonvencionale të bukurisë për të mbajtur pamjen e tyre rinore dhe Tom Cruise nuk bën përjashtim. Aktori thuhet se përdor jashtëqitjet e bilbilit në fytyrën e tij si pjesë e një trajtimi kundër plakjes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori